Formacionet zyrtare: Udinese – Napoli, Rrahmani titullar

Napoli është mysafir i Udineses, në kuadër të xhiros së katër në Seria A.

Sport

20/09/2021 19:34

Skuadra e Luciano Spallettit do vetëm pikët e plota në mënyrë që të vazhdojë të garojë për titull, shkruan lajmi.net.

Ylli i Kosovës, Amir Rrahmani në këtë takim është nga minuta e parë, pas paraqitjes së bukur në ndeshjen e fundit.

Formacionet zyrtare:

Udinese: Silvestri; Becao, Nuytinck, Samir; Molina, Arslan, Walace, Pereyra, Stryger Larsen; Pussetto, Deulofeu

Napoli: Ospina; Di Lorenzo, Rrahmani, Koulibaly, Rui; Anguissa, Fabian, Elmas; Politano, Osimhen, Insigne.

Ndeshja nis në ora 20:45./Lajmi.net/