Formacionet zyrtare: Man City – Arsenal

Sot përballen Manchester City dhe Arsenal.

Sport

28/08/2021 12:37

Man City përballet me Arsenalin sot nga ora 13:00 në kuadër të xhiros së dytë të Premier Ligës, shkruan lajmi.net.

‘Citizens’ realizuan fitore bindëse javën e kaluar ndaj Norwichit 5-0 dhe synojnë të vazhdojnë me rezultate pozitive.

Në anën tjetër ‘Topçinjtë’, e kanë nisur edicionin shumë keq me dy humbje në dy ndeshjet e para dhe synojnë të këndellen.

Pritet një derbi i zjarrtë, me lojë të bukur nga të dyja skuadrat.

Formacioni i Man CItyt: Ederson, Walker, Dias, Laporte, Cancelo, Rodrigo, Gundongan, Bernardo, Jesus, Torres, Grealish

Formacioni i Arsenalit: Leno, Chamberd, Holding, Kolasinac, Cedric, Xhaka, Smith Rowe, Tierney, Saka, Odegaard, Aubameyang /Lajmi.net/