Formacionet zyrtare Malisheva – Drenica
Malisheva dhe Drenica do të zhvillojnë duelin në kuadër të xhiros së 16-të në BKT Superligën e Kosovës.

Sport
Malisheva pozicionohet në pozitën e parafundit në tabelë me 15 pikë të mbledhura në po aq xhiro, teksa vie pas humbjes ndaj Ballkanit në Suharekë.
Drenica ndërkohë gjendet në një formë të dobët pasi ka pësuar katër disfata në katër ndeshjet e fundit në superligë dhe ndodhet në pozitën e gjashtë me 20 pikë të mbledhura.
Malisheva: Gashi, Kryeziu, Dumani, Hoti, Kacoli, Bruqi, Vitija, Sobwale, Olivier, Hyseni, Stullqaku.
Drenica: Kaloshi, Thaqi, Arrabal, Qaqi, Jashari, Lushtaku, Gashi, Silva, Avdulli, Uka, Zabërgja.
Ndeshja fillon nga ora 13:00 dhe luhet në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë. /Lajmi.net/