Formacionet zyrtare Llapi – Gjilani

Derbi i xhiros së 16-të të BKT Superligës do të jetë padyshim ai mes Llapit dhe Gjilanit.

Sport

28/11/2021 12:41

Skuadra llapjane është në një ecuri fantastike duke i fituar katër ndeshjet e fundit në Superligë me një goldallim 12-4, duke u pozicionuar në pozitën e katërt në tabelë me 24 pikë të mbledhura.

Gjilani në anën tjetër është lider i tabelës me 28 pikë të mbledhura dhe vie pas një fitoreje të madhe në derbin lokal ndaj Dritës.

Dy skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare para kësaj përballje.

Llapi: Coric, Idrizi, Prençi, Shabani, Krasniqi, Selmani, Emini, Ramadani, Veliu, Riviera, Firmino.

Gjilani: Koliçi, Useini, Halili, Hajdari, Hoxha, Musolli, Dabiqaj, Razak, Aziz, Progni, Krasniqi.

Ndeshja fillon në orën 13:30 dhe zhvillohet në Merdare. /Lajmi.net/