Formacionet zyrtare: Belgjika – Algjeria
Belgjika dhe Algjeria kanë paraqitur formacionet zyrtare për ballafaqimin e tyre në kuadër të Grupit H në Kampionatin botëror në Brazil. Adnan Januzaj është rezervist.

Sport
Adnan Januzaj nuk do të jetë titullar te Belgjika në ballafaqimin e parë të tyre në kuadër të Grupit H në Kampionatin botëror në Brazil.
Selektori Marc Wilmots ka përzgjedhur formacionin e zakonshëm dhe mesfushori i talentuar mund të inkuadrohet në lojë si rezervist.
Belgjika: Courtois, Alderweireld, Van Buyten, Kompany, Vertonghen, Witsel, Dembele, De Bruyne, Hazard, Chadli, Lukaku.
Algjeria: Mbolhi, Bougherra, Ghoulam, Halliche, Feghouli, Medjani, Bentaleb, Soudani, Taider, Mahrez, Mostefa.