Formacionet zyrtare: Atletico – Club Brugge, Napoli – Ajax

Janë publikuar formacionet zyrtare për dy ndeshjet e Champions League, që luhen me fillim nga ora 18:45. Skuadra e Atletico Madrid synon të bëjë sonte kthesën pozitive në Champions League, kur përballë do të ketë skuadrën belge, Club Brugge, shkruan lajmi.net. Madrilenët kërkojnë fitoren në shtëpinë e tyre. Terreni i tyre dhe tifozëria shihen si…

Sport

12/10/2022 17:43

Janë publikuar formacionet zyrtare për dy ndeshjet e Champions League, që luhen me fillim nga ora 18:45.

Skuadra e Atletico Madrid synon të bëjë sonte kthesën pozitive në Champions League, kur përballë do të ketë skuadrën belge, Club Brugge, shkruan lajmi.net.

Madrilenët kërkojnë fitoren në shtëpinë e tyre. Terreni i tyre dhe tifozëria shihen si pika që e favorizojnë Atleticon në këtë ndeshje.

Në anën tjetër, Napoli synon të vazhdojë formën e jashtëzakonshme që e ka treguar këtë fillim sezoni.

Napolitanët luajnë përballë Ajax, një javë pasi i mposhtën me rezultatin 6:1.

Më poshtë lajmi.net jua përcjell formacionet zyrtare për këto dy ndeshje. /Lajmi.net/