Formacionet e mundshme: Milan – Juventus

Milan dhe Juventus ndeshen sonte në San Siro në ndeshjen kryesore deri më tani gjatë sezonit të ri në Serie A. Këto janë formacionet e mundshme të skuadrave.

Sport

20/09/2014 11:11

Milan pret Juventusin në San Siro në ballafaqimin kryesor jo vetëm të xhiros së tretë në Serie A, por komplet edicionin e deritashëm të elitës së futbollit italian.

Të dyja skuadrat kanë pikë maksimale nga dy duelet e para dhe do të tentojnë shkëputjen. Këto janë formacionet e mundshme të ekipeve.

Milan (4-3-3): Abbiati; Abate, Zapata, Rami, De Sciglio; Poli, de Jong, Muntari; Honda, Menez, El Shaarawy.

Në dispozicion: Agazzi, Zaccardo, Mexes, Albertazzi, Armero, van Ginkel, Bonaventura, Niang, Mastour, Torres, Pazzini.

Juventus (3-5-2): Buffon; Caceres, Bonucci, Chiellini; Lichsteiner, Pereyra, Marchisio, Pogba, Evra; Llorente, Tevez.

Në dispozicion: Storari, Rubinho, Ogbonna, Romulo, Padoin, Asamoah, Pepe, Vidal, Coman, Morata, Giovinco.