Formacionet e mundshme: Hellas Verona – Inter, Rrahmani para një testi të rëndësishëm

Hellas Verona takohet me Interin në kuadër të ndeshjes së xhiros së 31-të, që luhet nga ora 20:45.

Sport

09/07/2020 10:58

Mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani, do të ketë një test të vështirë, përballë Alexis Sanchez dhe Romelu Lukaku.

Tek Inter do të kthehet në formacion Milan Skriniar, i cili mungoi në tri ndeshjet e fundit, shkaku i suspendimit.

Inter në këtë ndeshje do të hyjë pas humbjes befasuese kundër Bolognas në shtëpi, 1:2.

Formacionet e mundshme:

Verona: Silvestri; Rrahmani, Kumbulla, Empereur; Faraoni, Pessina, Amrabat, Lazovic; Zaccagni, Borini; Di Carmine

Inter: Handanovic; Godin, De Vrij, Skriniar; Candreva, Brozovic, Gagliardini, Young; Eriksen; Sanchez, Lukaku

/Lajmi.net/