Formacionet e mundshme: Dortmund – Arsenal

Borussia Dortmund pret Arsenalin në atë që konsiderohet si kryendeshja e mbrëmjes së parë të edicionit të ri të Ligës së Kampionëve. Këto janë formacionet e mundshme të skuadrave.

Sport

16/09/2014 13:31

Grupi D i Ligës së Kampionëve përkujdeset që menjëherë në mbrëmjen e parë të kemi një duel të gjigantëve.

Borussia Dortmund pret Arsenalin në një takim me shumë mungesa, për të dyja ekipet.

Nga njëra anë tek nikoqirët nuk do të jenë në dispozicion Gundogan, Sahin, Reus, Blasczykowski e Hummels, kurse mysafirët do të luajnë pa Debuchy, Monreal, Sanogo, Gnabry e Giroud.

Por, te Arsenali në Evropë do të debutojë përforcimi i ri Danny Welbeck.

Borussia Dortmund (4-2-3-1): Weidenfeller; Piszczek, Subotić, Papastathopoulos, Durm; Bender, Kehl; Mkhitaryan, Kagawa, Grosskreutz; Ramos.

Arsenal (4-2-3-1): Szczęsny; Chambers, Mertesacker, Koscielny, Gibbs; Flamini, Wilshere; Alexis, Ramsey, Özil; Welbeck.