Formacionet e mundshme: Chelsea – Southampton

Sot zhvillohen disa ndeshje në kuadër të xhiros së shtatë të Premier Ligës.

Sport

02/10/2021 10:16

Chelsea do të përballet me Southamptonin me fillim nga ora 16:00, shkruan lajmi.net.

Pas gjashtë xhirove të zhvilluara Chelsea ka 13 pikë në pozitën e tretë, ndërsa Southamptoni renditen në pozitën e 16 me vetëm katër pikë të grumbulluara.

“The Blues” vijnë në këtë ndeshje pas dy humbjeve të njëpasnjëshme në të gjitha garat, dhe opsion i vetëm për ta sot do të jetë fitorja.

Southamptoni do të mundohet që të shkaktojë befasi dhe të marr të paktën një pikë në shtëpi, që do të ishe shumë e vlefshme.

Në pesë përballjet e fundit mes këtyre dy ekipeve Chelsea ka dy fitore, ndërsa tri ndeshje janë mbyllur baras.

Formacioni i mundshëm i Chelseas: Mendy; Silva, Christensen, Rudiger; Azpilicueta, Jorginho, Kovacic, Chilwell; Mount, Havertz; Lukaku

Formacioni i mundshëm i Southamptonit: McCarthy; Livramento, Bednarek, Salisu, Walker-Peters; Elyounoussi, Ward-Prowse, Romeu, Djenepo; Adams, Armstrong /Lajmi.net/