Formacionet e mundshme: Chelsea – Lille
Chelsea është nikoqir i Lilles, në kuadër të ndeshjes së parë për raundin e 16-të në Ligën e Kampionëve.
Sport
“Blutë” shihen si favorit para skuadrës franceze, që gjithashtu do mundohet të bëjë befasinë, shkruan lajmi.net.
Ylli i Kosovës, Edon Zhegrova që mbron ngjyrat e Lilles pritet të jetë në stol në këtë takim, por mund të inkuadrohet gjatë pjesës së dytë.
Ndërkohë, edhe te Chelsea priten disa ndryshime, me Timo Werner që mund të rikthehet si titullar në vend të Romelu Lukakut që assesi nuk është duke gjetur vendin e duhur.
Formacionet e mundshme:
Chelsea (4-3-3): Mendy; Alonso, Rudiger, Silva, Azpilicueta; Kovacic, Jorginho, Kante; Pulisic, Werner, Ziyech
Lille (4-4-2): Jardim; Çelik, Fonte, Botman, Gudmundsson; Weah, Andre, Xeka, Bamba; Yilmaz, David

Përballja nis në ora 21:00 dhe zhvillohet në “Stamford Bridge”./Lajmi.net/