Formacionet e mundshme: Barcelona – Real Madrid

‘Camp Nou’ të shtunën me fillim nga ora 16:00, pret ‘El Clasicon’ më të çuditshme të të gjitha kohërave.

Sport

24/10/2020 09:02

Do të jetë e para pa tifozë në tribuna dhe një nga më të hershmet në planifikimin e orarit.

Por, edhe pse pa tifozë në ‘Camp Nou’, rëndësia e kësaj ndeshje nuk mund të zbehet, shkruan lajmi.net.

Të dy skuadrat vijnë nga humbjet e xhiros së kaluar, ku Barcelona u mposht nga Getafe, dhe Real Madrid nga Cadiz.

Sport.es ka parashikuar formacionet startuese të të dy skuadrave për këtë ndeshje.

Koeman sulmin do t’ia besojë Lionel Messit, Ansu Fatit dhe një vend do t’i bëhet edhe Antoine Griezmann, që do të ndihmohen nga Philippe Coutinho.

Në anën tjetër, mbrojtja e Barcelonës do të ketë punë me Asension, Karim Benzeman dhe Vinicius.

Formacionet e mundshme:

/Lajmi.net/