Formacionet e mundshme: Barcelona – Bayern Munich

Sonte starton edicioni i ri i Ligës së Kampionëve.

Sport

14/09/2021 10:08

Menjëherë në xhiron e parë Barcelona e pret në shtëpi Bayernin nga ora 21:00, shkruan lajmi.net.

Këto dy skuadra janë përballur nëntë herë në kompeticionet e UEFA-s, ku gjermanët kanë gjashtë fitore, spanjollët dy ndërsa një ndeshje është mbyllur baras.

Sfida e fundit mes këtyre dy gjigantëve të futbollit evropian ishte më 14 gusht të vitit 2020, ku ‘Bavarezët’ fituan bindshëm 8-2.

‘Blaugranët’, janë në një periudhë të vështirë pas largimit të Leo Messit, dhe lëndimeve të shumta të futbollistëve kyç, megjithatë sonte synojnë ta nisin me një fitore edicionin e ri.

Bayerni në anën tjetër llogaritet favorit dhe poashtu synon fitoren, pritet një përballje e luftuar deri në fund duke parë yjet e shumtë që kanë në përbërje të dyja skuadrat.

Formacioni i mundshëm i Barcelonës: Ter Stegen; Mingueza, Araujo, Pique, Alba; Pedri, Busquets, F.de Jong; Depay, L.de Jong, Coutinho

Formacioni i mundshëm i Bayernit:  Neuer; Sule, Upamecano, Hernandez, Davies; Kimmich, Goretzka; Musiala, Muller, Sane; Lewandowski /Lajmi.net/