Formacionet e mundshme: Atalanta – Real Madrid

Atalanta do e pres Real Madridin, në kuadër të 1/16 e finales së Ligës të Kampionëve.

Sport

24/02/2021 09:21

Italianët synojnë të dalin me rezultat pozitiv duke marrë parasysh mungesat e shumta te “Mbretërve” që të kenë edhe avantazhin në ndeshjen kthyese, shkruan lajmi.net.

Yjet e ekipit të parë te Realit, si Benzema, Carvajal, Hazard, Marcelo, Militao, Odriozola, Ramos, Rodygo dhe Valverde mungojnë shkaku i lëndimeve.

Ndërsa, te Atalanta vërehet mungesa e Hateboer, që ka probleme me këmbë.

Formacionet e mundshme:

Atalanta (3-4-1-2): Gollini; Toloi, Romero, Gjimshiti; Maehle, de Roon, Freuler, Gosens; Ilicic; Zapata, Muriel

Real Madrid (4-3-3): Courtois; Vazquez, Varane, Nacho, Mendy; Modric, Casemiro, Kroos; Asensio, Diaz, Vinicius

Ndeshja nis në ora 21:00./Lajmi.net/