Ford Bronco i ri tregon kapacitetin nëpër rrugë malore me baltë të dendur
Rruga malore me baltë dhe e thepisur, nuk ishte e vështirë për këtë makinë për të gjitha terrenet.
Auto & Tek
Për të treguar kapacitetin e lartë që e ka, Ford e ka dërguar modelin e ri Bronco, aty ku përket, në terrenet malore që janë të thepisura dhe me baltë të dendur në shumicën e shtigjeve.
Megjithëse pamja e jashtme i është mbuluar me shtresa kamuflazhi, nuk ka mundur t’i fshihet niveli i lartë i pezullimit, që ia mundëson lëvizjen nëpër këtë terren, ku shumë makina e kanë të pamundur.
Derisa kjo është gjenerata e pesë e Ford Bronco, të gjithë duan të dinë specifikat që i ka kjo makinë, derisa dukja i është parë pjesërisht, në disa imazhe të rrjedhura, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, Ford po i mbanë të gjitha të fshehura, por interesimit të madh të entuziastëve, iu është përgjigjur me një video që zgjatë 45 sekonda.
Kjo mjafton të tregohet, se makina është e fuqishme në rrugë malore, aty për ku është ndërtuar dhe mund të lëvizë me lehtësi nëpër të gjitha terrenet, duke tejkaluar shumë mirë.