Fond bujqësor prej 500 mijë eurosh
Ish Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë premtoi se nën qeverisjen e saj do të krijojë standardin për produkt të quajtur ‘kualiteti i Gjakovës’. Ajo tha se do të përkushtohet edhe në edukimin e fermerëve.
Lajme
Kandidatja e Aleancës për Kosovën e Re për Kryetare të Gjakovë, Mimoza Kusari-Lila, sot premtoi fond të bujqësisë prej 500 mijë eurosh për këtë qytet, i cili më vonë, sipas saj, do të plotësohet me të tjera mjete.
Në një takim me fermerët e fshatin Rogovë të Gjakovës, Kusari Lila tha se përveç kësaj fermerëve do t’u ofrohet edhe asistencë teknike dhe këshilluese përmes ndihmës me specialist.
Ajo gjithashtu premtoi katër pika grumbulluese në rajonin e Gjakovës.
Ish Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë premtoi se nën qeverisjen e saj do të krijojë standardin për produkt të quajtur ‘kualiteti i Gjakovës’.
“Prej vitit 2014 kam paraparë që në Komunë të Gjakovës të krijohet fondi i bujqësisë, fond ky që fillimisht do të jetë 500 mijë euro me kapital të Komunës por do të bëjë kërkesë edhe nga Ministria e Bujqësisë por nga donatorët”.
“Fillestar do të jetë 500 mijë euro por mjetet e tjera do plotësohen edhe nga donatorët, ku edhe konferencën e donatorëve e kemi paraparë që të mbajmë deri në gjysmën e parë të vitit 2014. Pra, konferenca e donatorëve që do të organizohet në Gjakovë për këtë komunë”.
Kusari-Lila tha se ndër punët e para që do t’i bënë është menaxhimi i mbeturinave dhe rregullimi i shtatit dhe pastrimi i lumenjve.
Ajo tha se do të përkushtohet edhe në edukimin e fermerëve.
“Unë kam thënë disa herë që Hasi e në veçanti edhe Rogova më kanë dal në fjalë, edhe më kanë respektuar më shumë mua sesa unë dhe partia ime që ju kemi respektuar juve më herët, në kuptimin e organizimit të nëndegëve ose veprimtarisë politike”.
|Edhe unë këtë jo që do ua harroj por do ta kem obligim mbi vete se unë nuk di vetëm me ardhë me marr votën dhe me ik”.
Kandidatja për Gjakovë tha se synon që fermat t’i rriten dhe të jetojnë gjatë.
Gjithashtu shpalosi planin e saj për turizmin rural ku tha se Gjakova ka bukuri natyror dhe do t’i përdorin për të mirë.