Fokusi në parandalim

American Heart Assioation ka pohuar se është më mirë që të parandalohen sëmundjet tek pacientët, në vend se të mjekohen ato. Gazeta Cirulacion përshkruan qëllimet e organizatës AHA se mjekët duhet të bëjnë më shumë për t’i ndihmuar pacientët si t’i parandalojnë sëmundjet e ndryshme që mund të vijnë nga pirja e duhanit, ose mungesa…

Lifestyle

10/10/2013 11:48

American Heart Assioation ka pohuar se është më mirë që të parandalohen sëmundjet tek pacientët, në vend se të mjekohen ato.

Gazeta Cirulacion përshkruan qëllimet e organizatës AHA se mjekët duhet të bëjnë më shumë për t’i ndihmuar pacientët si t’i parandalojnë sëmundjet e ndryshme që mund të vijnë nga pirja e duhanit, ose mungesa e ushtrimeve fizike, si dhe faktorët tjerë të rrezikut të sëmundjeve të ndryshme.

“Jemi duke folur për treguesit fizikë te personi për sëmundje të zemrës, për t’i ndihmuar njerëzit që të ndryshojnë sjelljet, si prija e duhanit, pesha e trupit, i sëmurë me cilësi të dobëta të dietës, si dhe aktivitete fizike”, deklaroi Bonnie Spring, Profesor i Parandalimeve të Mjekimit.

“Por, për të shmangur falimentimin e sistemit shëndetësor, ne duhet të përmirësojmë shpërndarjen e niveleve shëndetësore kardiovaskulare në të gjithë popullsinë, duke ruajtur shëndetin kardiovaskular nga fëmijëria dhe duke e trajtuar me sjelljet në rrezik shëndetësor për të ndihmuar individët që ta përmirësojnë shëndetin e tyre kardiovaskular në moshat më të vjetra”.

Janë tri mënyra për ta bërë këtë: Promovimi i një jetese të shëndetshme, duke trajnuar sjelljet e sëmundjeve (si trashja dhe presioni i lartë i gjakut) dhe strategjitë publike për promovimin e shëndetit.