Foden: Do të rikthehem edhe disa javë, mezi pres të luaj me Grealish
Phil Foden ka deklaruar se është gati të rikthehet në fushat e blerta pas lëndimit të tij.
Sport
Mesfushori i Manchester Cityt, Phil Foden ka folur për rikthimin e tij në skuadër pas lëndimit të tij para finales së Kampionatit Evropian, “Euro 2020” ndaj Italisë, transmeton lajmi.net.
Foden deklaroi se ai kishte qarë kur mori vesh se u lëndua dhe do ta humb finalen, sepse ishte gati të ishte protagonist për ta ndihmuar skuadrën.
20 vjeçari foli edhe për rikhtimin e tij.
“Do të thoja që përreth tri apo katër javë do të rikthehem në fushë, shpresoj që të shkojë shpejtë kjo kohë dhe të rikthehem e të luaj”, tha ai.
“Lëndimi më mbajti jashtë finales së “Euro 2020”, por unë u fokusova dhe kam punuar që të rikthehem sa më shpejtë me të “, shtoi ai.
“Jam vërtet i lumtur që Jack Grealish ka nënshkruar me ne, mezi pres të luaj me të. Sezonin e ardhshëm do të jemi më të kompletuar, do të jemi skuadra më e vështirë për kundërshtarët të cilët do të përballen me ne”, përfundoi Phil Foden./Lajmi.net/