Fluturimi më i shkurtër në botë, Vjenë- Bratislavë

Avioni më i çmendur i botës, ka më në fund një rrugë vetëm të tijën: Vjenë- Bratislavë. Një distancë prej vetëm 40 km që përshkuhet për 20 minuta.

Fun

22/01/2015 10:10

Dita e parë e fillimit të shërbimit do të jetë në fillim të prillit 2015, ndërsa biletat kanë dalë në shitje. Kompania quhet Fly Niki, dhe është kompania ajrore e ish kampionit të Formula 1, Niki Lauda dhe Air Berlin, do ti japë jetë fluturimit më i shkurtër në planet.

Kjo ndërmarje në pamje të parë duket si një vetëvrasje tregtare: udhëtimi me autobus nga Vjena në Budapest zgjat 40 minuta. Heqja e kufijve me Shengenin ka eleminuar dhe barrierat e kontrollit kufitar.

Dhe mes check-in dhe kontrollit të sigurisë, madje duke bërë dhe llogarite, e njëjta rrugë e përshkuar me avion zgjat disa minuta më shumë.

 Por drejtuesit e Fly Niki nuk kanë dyshim: iniciativa ka një kuptim. Përtej efektit promocional, do të shërbejë për të fluturuar nga Sllovakia në Austri për klientët që më pas do të nisen nga Vjena në fluturime të tjera më të gjata nga kompanitë e tjera partnere.

 Kështu ju eviton atyre kohën të nxjerrin makinën nga garazhi, të paguajnë parkimin në Austri, dhe udhëtimet torturese në autobus. Por mbi të gjitha të lejon të shijosh një pamje të bukur nga lart të Danubit.