Florim Isufi, pjesë e komisionit të ri për demarkacionin (emrat e anëtarëve të komisionit)
Pas vendimit të kryeministrit, Ramush Haradinaj për krijimin e një komisioni të ri për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, ky komision sot ka publikuar edhe emrat e anëtarëve të rinj.
Lajme
Kryetar i këtij komisioni është zgjedhur ish-deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi.
E një ndër anëtarët e komisionit, Bulliqi e ka zgjedhur edhe Florim Isufi profesor i Gjeografisë në UP, i cili njihet edhe si kundërshtar i versionit aktual të demarkacionit.
Në një prononcim për lajmi.net, Isufi ka thënë se nuk ka qenë në dijeni se është pjesë e listës të cilën Bulliqi e kishte menduar.
“Nëse ata e kanë parë të arsyeshme z.Bulliqi dhe qeveria, që unë mundem me kontribu natyrisht se do të marrë pjesë”, ka thënë Isufi.
Ai ka thënë se nuk e din se çfarë do të diskutohet në takimin e parë të këtij komisioni dhe se çfarë vendimi do të merret.
“Unë nuk e di se cili është vendimi i parë që do të marrim. Nuk e di se çka do bëhet në takimin e parë, besoj se do të diskutohet dhe të gjitha punët do të zhvillohen në bazë të vërtetësisë së vijës kufitarë domethënë se a është e vërtetë ajo vijë apo ndonjë tjetër, ka shumëçka të punohet”, ka përfunduar Isufi.
Kryeministri Haradinaj pritet që nesër zyrtarisht ta emërojë komisionin e ri në krye me Shpejtim Bulliqin.
Këta janë anëtarët e komisionit:
Shpejtim Bulliqi, kryesues- UP,
Zejnullah Gruda, UP- anëtar,
Martin Berishaj, Universiteti i Lubjanës- anëtar,
Hamit Basholli, anëtar- gjeodet,
Florim Isufaj, UP.
Riza Smaka
/Lajmi.net/