Florenzi dëshiron vetëm Milanin, por duhet të presë
Alessandro Florenzi dëshiron të transferohet tek AC Milani.

Sport
Milani e ka identifikuar objektivin e radhës pasi nuk arriti t’i përmbush kërkesat e Manchester United për mbrojtësin e djathtë, Diogo Dalot, shkruan lajmi.net.
“Rossonerët” tani i kanë kthyer sytë nga mbrojtësi i Romës, Alessandro Florenzi.
Florenzi nuk është në planet e Jose Mourinhos pasi “Giallorossët” kanë transferuar tashmë Bryan Reynolds për krahun e djathtë.
Milani po kërkon një huazim një-vjeçar me të drejtë blerje për italianin dhe Roma duket se do të pajtohet me këtë marrëveshje, por Florenzi duhet të presë në fakt që të kompletohet shitja e Dzekos dhe rikthimin e Tiago Pintos në Romë për të biseduar dhe për ta finalizuar transferimin tek Milani./Lajmi.net/