Florent Hasani konfirmon largimin nga Boluspor, afër kalimit te rivali
Sulmuesi Florent Hasani e ka konfirmuar largimin nga Boluspor përmes një shkrimi në rrjetin social “Instagram”. Hasani falënderoi të gjithë për mbështetjen e dhënë gjatë kësaj periudhe, ku mund të thuhet se e “ringjalli” karrierën. “Krenar i këtij rrugëtimi! Dua të falënderoj klubin. Një falënderim i veçantë shkon për bashkëlojtarët, stafin dhe personelin e mrekullueshëm…
Sport
Sulmuesi Florent Hasani e ka konfirmuar largimin nga Boluspor përmes një shkrimi në rrjetin social “Instagram”.
Hasani falënderoi të gjithë për mbështetjen e dhënë gjatë kësaj periudhe, ku mund të thuhet se e “ringjalli” karrierën.
“Krenar i këtij rrugëtimi! Dua të falënderoj klubin. Një falënderim i veçantë shkon për bashkëlojtarët, stafin dhe personelin e mrekullueshëm që ishin më shumë, ishin familje dhe të ndaja fushën me ju ka qenë kënaqësi”.
“Për tifozët, faleminderit për mbështetjen, pasionin dhe energjinë që po sillni në secilën lojë. Do t’i mbaj gjithmonë këto kujtime pranë meje. I uroj klubit asgjë përpos suksesit në të ardhmen. Krenar për këtë rrugëtim. Faleminderit klubit”.
“Kurrë nuk do t’i harroj njerëzit e këtij qyteti të bukur. Do t’i mbaj mend këto kujtime”, shkroi ai ndër të tjera.
View this post on Instagram
Ndërkohë, raportohet se Hasani do t’i bashkohet Amde kurse këtë edicion ka shënuar 14 gola dhe dhuruar katër asistime.