Flick i mahnitur nga futbollisti i Barcelonës
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, e vlerësoi lart mentalitetin dhe ndikimin e Raphinhas pas fitores 3-2 ndaj Real Madridit në finalen e Superkupës së Spanjës, një ndeshje ku braziliani shënoi dy gola vendimtarë. Anësori, që kishte munguar për rreth dy muaj për shkak dëmtimi, po kalon një formë të shkëlqyer me shtatë gola në pesë…
Sport
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, e vlerësoi lart mentalitetin dhe ndikimin e Raphinhas pas fitores 3-2 ndaj Real Madridit në finalen e Superkupës së Spanjës, një ndeshje ku braziliani shënoi dy gola vendimtarë.
Anësori, që kishte munguar për rreth dy muaj për shkak dëmtimi, po kalon një formë të shkëlqyer me shtatë gola në pesë ndeshjet e fundit, duke qenë faktor kyç në sukseset e fundit të katalanasve.
“Mentaliteti i tij është i pabesueshëm, dinamika e tij ndikon në të gjithë ekipin”, tha Flick pas ndeshjes, duke theksuar se edhe pas një rasti të humbur në fillim, Raphinha reagoi menjëherë dhe i dha epërsinë Barcelonës. “Ai e humbi shansin e parë, por në të dytin ishte aty dhe shënoi golin e parë, dhe kjo i dha ekipit më shumë besim”, shtoi trajneri gjerman.
Barcelona regjistroi fitoren e dhjetë radhazi në të gjitha garat dhe Flick shprehu optimizëm për vazhdimin e sezonit. “Jemi në humor të mirë, kemi shumë vetëbesim tani”, u shpreh ai, duke përmendur edhe rikthimin e Ronald Araujos. “Të jetë në fushë dhe të fitojë këtë titull do të thotë shumë për të… ne do ta mbështesim gjithmonë”, përfundoi Flick pas një tjetër finale të fituar ndaj rivalëve të përjetshëm.