Flet në Big Brother, Eduard Kuçi kritikon përdorimin e telefonave në varrimin e vëllait të Gjestit
Gjatë një bisede me Elijona Binakajn brenda Big Brother VIP Kosova, Eduard Kuçi, ka komentuar mbi varrimin e vëllait të ish-banorit Gjesti, i cili ndërroi jetë pak muaj më parë nga një aksident. Ai kritikoi përdorimin e telefonave dhe fotografive gjatë ceremonisë. “Fotografitë që i kanë kapur të gjithë ata që kanë ardhur për varrim…
ShowBiz
Gjatë një bisede me Elijona Binakajn brenda Big Brother VIP Kosova, Eduard Kuçi, ka komentuar mbi varrimin e vëllait të ish-banorit Gjesti, i cili ndërroi jetë pak muaj më parë nga një aksident.
Ai kritikoi përdorimin e telefonave dhe fotografive gjatë ceremonisë.
“Fotografitë që i kanë kapur të gjithë ata që kanë ardhur për varrim të vëllait të ish-banorit krejt kështu me telefona, varrim bre, nuk je në dasmë”, u shpreh ai.
Tutje, Eduard shtoi: “Ishalla në xhenet e ka shpërblyer Zoti. Unë kam qenë në varrim. Çkado që ka ndodhur me ish-banorin, ka qenë krejt lojë. Unë jashtë jam, edhe kam qenë në varrim”.
Vëllai i fituesit të Big Brother VIP Albania 4 ndërroi jetë tragjikisht më 26 shtator 2025, në moshën vetëm 15-vjeçare.
Gjesti ndërkaq u bë fenomen në Big Brotherin e kaluar, ku nga Kosova u fut në atë të Shqipërisë, ku edhe triumfoi.
Që nga vdekja e tij, artisti nuk ka bërë ndonjë reagim e as nuk është shfaqur në rrjete sociale.