Fjolla: I kam kënduar dashurisë së vërtetë, sepse vetëm ajo është e pavdekshme

Fjolla Morina ka shkruar disa fjalë emocionuese pas publikimit të këngës së re.

ShowBiz

27/04/2019 23:09

Fjolla Morina gjatë ditës së djeshme publikoi këngën me titull “Si ta pranoj”, të shoqëruar edhe me videoklip, shkruan lajmi.net.

Kënga e re e Fjollës është dedikim për ata që nuk jetojnë më, e që kanë lënë gjurmë në zemrat e atyre që i kanë dashur më së shumti.

Pas publikimit të këngës, përmes një postimi në Instagram, këngëtarja ka shkruar disa fjalë prekëse.

KY ËSHTË STATUSI I PLOTË I FJOLLËS, PA NDËRHYRJE:

“Tek kjo kenge i kendoj dhimbjes, asaj dhimbje qe kur e ke ne lekure tende kupton qe koha nuk i sheron kurre plaget e disa plage do te dhembin per tere jeten dhe zemra kurr nuk ka per tu sheruar. Ne kete dhome I kam kenduar dashurise se vertet sepse vetem ajo eshte e pavdekeshme. Shume gjera ne jete jane te pamundura dhe jo gjithcka e ka nje zgjidhje. Lotet nuk e kthejne dike qe eshte larguar nga kjo jete por duke e kujtuar na ndihmon te rritemi pa harruar rruget qe kaluam.
Ruaji njerzit e dashur sic ruani pikturat e vendoseni ata ne driten me te mire.? #sitapranoj??”. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bww4zUWBuG9/