Fjalët e Muharrem Sahitit para ndeshjes Kosovë – Moldavi

Zëdhënësi i Bernard Challandes, Muharrem Sahiti, është paraqitur në konferencë për shtyp para ndeshjes Kosovë – Moldavi.

Sport

17/11/2020 17:19

‘Dardanët’ të mërkurën në ‘Fadil Vokrri’ zhvillojnë ndeshjen e fundit për vitin 2020, ku presin Moldavinë, shkruan lajmi.net.

Kosova në vitin 2020 nuk ka shënuar ende fitore, dhe Sahiti në konferencë ceku se ka qenë një vit i vështirë

“Nuk kemi pasur një vit të mirë, ka qenë i vështirë, kemi marrë mësime për të ardhmen”, ka deklaruar Muharrem Sahiti, përcjell lajmi.net.

“Nëse marrim të gjithë skuadrat, përfshirë edhe neve, ne jemi penalizuar më shumë nga COVID-19, po ashtu edhe nga lëndimet. Për ndeshjen ndaj Moldavisë rikthehet Herolindi dhe Celina”.

“Gjendja e lojtarëve është e mirë, përkundër humbjes nga Sllovenia, ne treguam mentalitet të jashtëzakonshëm”.

“Me atë mentalitet mund të fitojmë ndaj Moldavisë, ne jemi favorit ndaj tyre, edhe pse sot nuk ka ndeshje të lehta”./Lajmi.net/