Fjalët e Lampard pas deklasimit nga Bayern Munich

Frank Lampard ka thënë se humbja nga Bayern Munich do t’i shërbejë si mësim skuadrës së tij, Chelsea.

Sport

26/02/2020 08:02

Blutë kanë pësuar humbje të thellë prej 0-3 në ndeshjen e parë të 1/16 e finales së Ligës së Kampionëve nga Bayern Munich në ‘Stamford Bridge’.

Me këtë humbje, Chelsea tashmë i ka gjasat minimale për të kaluar tutje, kur dihet se ndeshjen e kthimit e zhvillon në ‘Allianz Arena’.

“Ky është futbolli në këtë nivel”, ka deklaruar Lampard pas ndeshjes, përcjell lajmi.net.

“Bayern Munich ka qenë fantastik, ata janë një ekip më të vërtetë i fortë. Unë kam qenë i vetëdijshëm për këtë”.

“Një mësim i mirë për ne, një realitet i niveleve ku ne duam të arrijmë. Ky është futbolli i Ligës së Kampionëve”./Lajmi.net/