LDK mohon marrëveshjen me Vetëvendosjen për formimin e institucioneve
Lidhja Demokratike e Kosovës ka mohuar raportimet në mediat vendore se është arritur një marrëveshje në parim me Lëvizjen Vetëvendosje për formimin e institucioneve të reja. Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, ka deklaruar se lajmi i publikuar për një marrëveshje të tillë nuk është i vërtetë. “Lajmi i publikuar nuk është i vërtetë”, ka konfirmuar…
Lajme
Lidhja Demokratike e Kosovës ka mohuar raportimet në mediat vendore se është arritur një marrëveshje në parim me Lëvizjen Vetëvendosje për formimin e institucioneve të reja.
Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, ka deklaruar se lajmi i publikuar për një marrëveshje të tillë nuk është i vërtetë.
“Lajmi i publikuar nuk është i vërtetë”, ka konfirmuar Mustafa për lajmi.net
LDK nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me zhvillimet politike, ndërsa procesi për krijimin e institucioneve vazhdon të mbetet i hapur.
Madje me një postim së fundi doli edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ku tha se ka pranuar nënshkrimet për Kuvendin e ri të partisë dhe se do të detyrohet të ndërpres angazhimet për formimin e institucioneve./Lajmi.net/