FIFA i përgjigjet Deschampsit pas kritikave ndaj gjyqtarit
FIFA ka reaguar zyrtarisht ndaj kritikave të përzgjedhësit të Francës, Didier Deschamps, për arbitrimin e ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Botës 2026, ku “Gjelat” u mposhtën nga Spanja. Menjëherë pas përfundimit të takimit, Deschamps vuri në dyshim nivelin e arbitrit salvadorian Ivan Barton, duke theksuar se nuk ishte i kënaqur me mënyrën se si ai…
Sport
FIFA ka reaguar zyrtarisht ndaj kritikave të përzgjedhësit të Francës, Didier Deschamps, për arbitrimin e ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Botës 2026, ku “Gjelat” u mposhtën nga Spanja.
Menjëherë pas përfundimit të takimit, Deschamps vuri në dyshim nivelin e arbitrit salvadorian Ivan Barton, duke theksuar se nuk ishte i kënaqur me mënyrën se si ai e drejtoi ndeshjen.
“Nuk po e them këtë sepse humbëm, por a mendoni se arbitri ishte në nivelin e një gjysmëfinaleje? Është vetëm një pyetje. Duhet parë e gjithë ndeshja, jo vetëm penalltia. Nuk dua të hyj në detaje”, deklaroi trajneri francez.
Deklaratat e tij morën një përgjigje të shpejtë nga FIFA. Presidenti i Komitetit të Arbitrave të FIFA-s, Pierluigi Collina, doli në mbrojtje të arbitrit Ivan Barton, duke hedhur poshtë kritikat e Deschampsit.
“Si përgjigje ndaj komenteve të Didier Deschamps, të cilat vënë në pikëpyetje nëse arbitri kishte nivelin e nevojshëm për një gjysmëfinale, qëndrimi i FIFA-s është i qartë: Po, absolutisht që po”, u shpreh Collina.