Malisheva dominon Vllazninë dhe kalon tutje në Evropë

FC Malisheva ka arritur një fitore historike në kampin nacional të Hajvalisë, duke e mposhtur Vllazninë e Shkodrës me rezultatin e thellë 5-0 në ndeshjen kthyese të UEFA Conference League. Me këtë triumf spektakolar, skuadra kosovare kualifikohet tutje me rezultat të përgjithshëm 6-2. Dominimi i vendasve nisi që në pjesën e parë me golat e…

Sport

15/07/2026 18:42

FC Malisheva ka arritur një fitore historike në kampin nacional të Hajvalisë, duke e mposhtur Vllazninë e Shkodrës me rezultatin e thellë 5-0 në ndeshjen kthyese të UEFA Conference League.

Me këtë triumf spektakolar, skuadra kosovare kualifikohet tutje me rezultat të përgjithshëm 6-2.

Dominimi i vendasve nisi që në pjesën e parë me golat e Kreshnik Ukës dhe Dzemal Ibishit.

Në pjesën e dytë, Malisheva nuk e hoqi këmbën nga gazi ku realizuan sërish Uka dhe Arlind Veliu, para se zëvendësuesi Krenar Dulaj ta vuloste festën në minutën e 88-të me golin e pestë.

Ky sukses i jashtëzakonshëm shënon një nga netët më të mëdha evropiane për Malishevën, e cila me lojë bindëse dhe me plot meritë siguron biletën për në raundin tjetër të garave.