Fitorja e dytë e Interit

Golat nga Danilo D’Ambrosio dhe Mauro Icardi e udhëhoqën Interin drejt fitores me rezultat 2:0 ndaj Qarabag në kuadër të xhiros së dytë në Grupin F të Europa League.

Sport

03/10/2014 00:03

Inter shënoi edhe fitoren e dytë pas po aq ndeshjesh në kuadër të Grupit F në Europa League.

Me lehtësi, Nerazzurrët mposhtën Qarabagun me rezultat 2:0 në Giuseppe Mezza. Danilo D’Ambrosio kaloi vendasit në epërsi me golin e tij në minutën e 18-të.

Kurse, fitoren dhe pikët e plota për vendasit i vulosi sulmuesi Mauro Icardi, i cili realizoi pesë minuta para fundit.

Te skuadra mysafire, nga minuta e parë luajtën dyshja e Kombëtares shqiptare, Ansi Agolli dhe Admir Teli.