Fitore minimale e Dritës kundër Flamurtarit – ‘Intelektualët’ marrin kreun e tabelës

Drita ka shënuar fitore minimale, por me rëndësi shumë të madhe, kundër Flamurtarit.

Sport

06/06/2020 17:51

Gjilanasit kanë mposhtur skuadrën e vogël të kryeqytetit me rezultatin 1:0, për tri pikë tejet të rëndësishme në luftën për titullin e kampionit dhe një vend që dërgon në Evropë.

Goli i vetëm në këtë takim u shënua nga Astrit Fazliu, i cili me kokë dërgoi topin në rrjetë, pas asistimit të Xhevdet Shabanit, shkruan lajmi.net.

Me këtë fitore, Drita shkon në 46 pikë dhe merr përkohësisht kreun e tabelës, duke shpresuar tashmë për një hap fals të Ballkanit.

Flamurtari mbetet me 28 pikë, për pozitën e tetë në tabelë. Një fitore e Trepçës 89 vendos Flamurtarin në pozitën që bie nga liga. /Lajmi.net/