FITORE HISTORIKE – Shqipëria siguron vendin e dytë në grup, kualifikohet në “play off” – ia bën “BYE BYE” Serbisë
Shqipëria ka shënuar fitore historike kundër Andorrës sonte. “Shqiponjat” fituan me rezultat 0:1 kundër Andorrës, ku golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Kristjan Asllani në minutën e 67-të, pas asistimit të Myrto Uzunit, transmeton lajmi.net. Me këtë fitore, Shqipëria shkon në kuotën e 14 pikëve dhe e siguron matematikisht vendin e dytë në…
Sport
Shqipëria ka shënuar fitore historike kundër Andorrës sonte.
“Shqiponjat” fituan me rezultat 0:1 kundër Andorrës, ku golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Kristjan Asllani në minutën e 67-të, pas asistimit të Myrto Uzunit, transmeton lajmi.net.
Me këtë fitore, Shqipëria shkon në kuotën e 14 pikëve dhe e siguron matematikisht vendin e dytë në grupin K të Kualifikimeve për Botëror.
Shqipëria tash përmes “play off-it” do të kërkoj kualifikimin në Botërorin e vitit të ardhshëm.
Në vendin e parë në këtë grup është Anglia që ka 21 pikë. “Tre Luanët” sonte mposhtën lehtë Serbinë që mbetet në vendin e tretë me vetëm 10 pikë.
Shqipëria dhe Anglia do të luajnë edhe një ndeshje të mbetur në fazën e grupeve, por që nuk do të ndikoj asgjë në rënditjen tabelare.
Kombëtarja “Kuq e Zi” në javët e ardhshme do të mësoj kundërshtarin për “play off”./lajmi.net/