Fitore e mundimshme e Manchester City – mban hapin me Liverpool
Manchester City ka marrë një fitore mjaft të mundimshme nga udhëtimi në Southampton.
Sport
‘Citizens’ kanë fituar me rezultatin 2:1, për të mbajtur hapin me liderët e Premierligës, Liverpool, shkruan lajmi.net.
Vendësit gjetën vetën në disavantazh pas minutës së 13’, kur Ward Prowse shënoi për 0:1.
Aguero ishte ai që barazoi shifrat, duke shënuar për 1:1, vetëm në minutën e 70’ të këtij takimi.
Fitoren e mundimshme të Manchester City e siguroi Kyle Walker, i cili gjeti golin në minutën e 86’, me një goditje të fortë.
Manchester City tashmë numëron 25 pikë, dhe vazhdon ritmin me Liverpool. Southampton mbetet në pozitën e 18 me 8 pikë. /Lajmi.net/