Fiton Chelsea, Man United barazon në udhëtim kundër Newcastle

Chelsea ka marrë tri pikë në udhëtim kundër Aston Villa, derisa Man United ka marrë vetëm një pikë këtë xhiro. Skuadra e Chelsea ka marrë fitore 0:2 në udhëtim kundër skuadrës së Aston Villa, shkruan lajmi.net. ‘Blutë’ kaluan herët në epërsi, me golin Mason Mount, kur po luhej vetëm minuta e 6’. I njëjti lojtar…

Sport

16/10/2022 16:56

Chelsea ka marrë tri pikë në udhëtim kundër Aston Villa, derisa Man United ka marrë vetëm një pikë këtë xhiro.

Skuadra e Chelsea ka marrë fitore 0:2 në udhëtim kundër skuadrës së Aston Villa, shkruan lajmi.net.

‘Blutë’ kaluan herët në epërsi, me golin Mason Mount, kur po luhej vetëm minuta e 6’.

I njëjti lojtar shënoi edhe në minutën e 65’, për të vulosur fitoren e londinezëve.

Manchester United në anën tjetër nuk arriti më shumë sesa një barazim pa gola.

Chelsea shkon në 19 pikë për pozitën e katërt, derisa Man United merr pikën e 16, një më shumë sesa Newcastle. Aston Villa mbetet në nëntë pikë. /Lajmi.net/