Fitimi i Kupës së Kosovës – FC Prishtina pritet nga i pari i kryeqytetit, Përparim Rama
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, e ka mirërpitur në zyret e Kuvendit Komunal skuadrën e FC Prishtinës me rastin e fitimit të Kupës së Republikës së Kosovës për edicionin 2022/23. I pari i kryeqytetit i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë së Sportit në Komunën e Prishtinës, Granit Rugova, e ka përgëzuar klubin prishtinas…

Sport
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, e ka mirërpitur në zyret e Kuvendit Komunal skuadrën e FC Prishtinës me rastin e fitimit të Kupës së Republikës së Kosovës për edicionin 2022/23.
I pari i kryeqytetit i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë së Sportit në Komunën e Prishtinës, Granit Rugova, e ka përgëzuar klubin prishtinas për suksesin e arritur.
Rama dhe Rugova kanë premtuar se do të punojnë në vazhdimësi me drejtuesit e klubit që sukseset mos të mungojnë as në të ardhmen.
Drejtori gjeneral i klubit tonë, Artan Osmani si dhe ai sportiv Driton Krasniqi, e nderuan kryetarin Rama me dhurata simbolike dhe e falënderuan për punën që po e bën rreth sportit në kryeqytet./Lajmi.net/