Firma daneze sfidon Tesla-n me një super-veturë
Ndërmarrja daneze e prodhimit të makinave, Fisker, sapo ka lansuar një model të ri, e cila për nga elektrifikimi, po sfidon edhe Tesla-n.
Auto & Tek
I emërtuar Fisker Ocean, për modelin tërësisht elektrik firma ka ndarë disa detaje në lidhje me specifikat, transmeton lajmi.net.
Siç bën të ditur CarBuzz, aerodinamika aktive e makinës do minimalizojë zvarritjen ose të maksimalizojë ftohjen e përbërësve elektrikë.
Suspenzioni i integruar në pjesën e pasme të modelit në fjalë optimalizon balancin ndërmjet udhëtimit, përmbajtjes dhe hapësirës së brendshme të makinës.
Një inovacion, i cili pritet të jetë opsional dhe të mos ofrohet me modelin standard, do jetë prania e nëntë paneleve të qelqit. Ndër të tjera, karriget do jenë të pajisura me një monitor me ekran 16-inç.
Për sa i përket fuqisë, motori i makinës është në gjendje të prodhojë 300 kuaj-fuqi, duke ia mundësuar të arrijë 100 km në orë për vetëm tre sekonda.
Po ashtu, makina do jetë në gjendje të udhëtojë deri në 482 km në një ngarkim të vetëm. Ngarkimi i kapacitetit 15-80 për qind arrihet në 30 minuta.
Makina pritet të plasohet në treg për 33 mijë euro. /Lajmi.net/