“Finale mes Romës dhe Bayernit të vjedhur në L.K, të luhet në Korenë e Veriut”
Ish-senatori italian Antonio Razzi, i cili njihet për marrëdhëniet e tij të mira me diktatorin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka bërë një propozim interesant për një finale paralele në “Champions League”.
Sport
Razzi mendon se dy ‘viktimat’ e gjysmëfinaleve, Roma dhe Bayern, duhet të luajnë një përballje me njëra-tjetërn në Korenë e Veriut.
“Roma është vjedhur dhe një finale me Bayernin në Pyongyang, në stadiumin më të madh në botë, do të ishte fantastike. Ky propozim do të vlerësohet nga presidenti Kim dhe gjithë bota. Duhet një grusht i fortë për t’u thënë “mjaft” padrejtësive. Sporti sjell paqe.”
Një ide që do të sjellë shumë diskutime, duke rihapur edhe një herë polemikat e gjysmëfinaleve të “Championsit”, që çuan në finale Liverpulin dhe Realin e Madridit. “Roma u vodh, ashtu si Juventusi në Madrid dhe Torino, – vazhdon ish-senatori Antonio Razzi për “Radio Cusano Campus”. /albeu.com