Filmohet momenti kur rrufeja godet shumë afër Statujës së Lirisë
Një video e pazakontë tregon momentin kur rrufeja godet në afërsi të Statujës së Lirisë me vendndodhje në Nju Jork, që tash e disa ditë është pushtuar nga moti i vranët.
Fun
Goditja e rrufesë është filmuar nga porti njujorkez në ishullin Ellis, në kohën kur një stuhi depërtoi përmes qytetit gjatë së mërkurës, transmeton lajmi.net.
Videoja 21 sekondëshe, e postuar në Twitter, tregon momentin kur rrufeja godet shumë pranë themeleve të Statujës së Lirisë.
Instituti Meteorologjik ka paralajmëruar se mund të ketë tornado dhe vërshime në qytet, për shkak të shirave të rrëmbyeshëm. /Lajmi.net/