Fillon ndeshja Shqipëri-Gjeorgji

Në stadiumin e përmbushur me plot tifozë “Air Albania”, ka nisur përballja e rëndësishme Shqipëri-Gjeorgji në Ligën e Kombeve. Të dyja kombëtaret kanë nga një fitore në grupin e parë të Ligës B dhe fituesi i kësaj ndeshjeje do të jetë i rëndësishëm në luftën për t’u kualifikuar në Ligën A të Kombeve. Deri më…

Sport

10/09/2024 20:48

Në stadiumin e përmbushur me plot tifozë “Air Albania”, ka nisur përballja e rëndësishme Shqipëri-Gjeorgji në Ligën e Kombeve.

Të dyja kombëtaret kanë nga një fitore në grupin e parë të Ligës B dhe fituesi i kësaj ndeshjeje do të jetë i rëndësishëm në luftën për t’u kualifikuar në Ligën A të Kombeve.

Deri më tash Shqipëria dhe Gjeorgjia kanë pasur gjithsej nëntë takime, prej të cilave “kuqezinjtë” kanë tri fitore, tri humbje dhe po aq barazime.

Kjo është përballja e parë ndërmjet Shqipërisë e Gjeorgjisë si pjesë e Ligës së Kombeve, teksa ndeshjet e tjera kishin qenë në kuadër të kualifikimeve për evropian, botëror dhe miqësore. Ndeshja e fundit kishte përfunduar në vitin 2022 pa fitues – 0:0.

Njëkohësisht në grupin e kuqezinjve sonte luajnë edhe Çekia dhe Ukraina, e cila pësoi pikërisht nga Shqipëria në ndeshjen e parë – 2:1.