Figo: Perez më kërkoi falje pas publikimit të bisedave, për mua çështja është e mbyllur

Luis Figo ka folur për herë të parë për përgjimet e bëra nga José Antonio Abellan.

Sport

21/07/2021 12:25

“Telenovela” e përgjimeve të Fiorentino Perez ende po vazhdon dhe tani ka ngjallur edhe reagimin e futbollistëve në fjalë, shkruan lajmi.net.

Perez ishte regjistruar nga gazetarit Jose Antonio Abellan duke folur dhe duke fyer figura të mëdha të Real Madridit, siç ishin: Casillas, Ronaldo, Mourinho dhe se fundmi Luis Figo.

Për Figon, Perez kishte deklaruar se ai është molla e sherrit në dhomën e zhveshjes.

“Luis Figo është ai që urinon dhomën e zhveshjes. Ai ka qenë një bir ******, si Rauli. Të dy vezët e këqija ishin Figo dhe Raul. Më i miri ishte Zinedine Zidane, pa dyshim”, kishte deklaruar Perez.

Mirëpo në intervistën e fundit, Figo kishte deklaruar se kishte folur me Perez dhe tani e konsideron këtë çështje të mbyllur.

A keni folur me Perezin pas audio regjistrimeve? e pyeti gazetari portugezin.

“Po, por shikoni. Ishte një bisedë private dhe ai më kërkoi falje, kjo për mua mjafton dhe e konsideroj të mbyllur këtë çështje”, deklaroi Luis Figo./Lajmi.net/