FIFA e pezullon Raiolan, shkatërron planet e Liverpoolit dhe krijon kaos në tregun e transferimeve

Shtëpia më e madhe e futbollit botëror, FIFA, i ka ndalur agjentit të diskutueshëm, Mino Raiola, veprimin për tre muajt e ardhshëm.

Sport

11/05/2019 11:36

Pas Federatës së Futbollit të Italisë, edhe FIFA e ka dënuar Raiolan, duke ia ndalur të bërin biznes në tregun e transferimeve me agjencinë e tij në tre muajt e ardhshëm.

Vendimi i FIFA-s është mbështetur në vendimin e federatës italiane, e cila gjithashtu dënoi Raiolan, pa ndonjë detaj mbi arsyet e ndalimit.

Me dënimin nga FIFA, Raiola nuk do të jetë të drejtë të përfshihet në tregun e transferimeve deri më 9 gusht, dhe kjo ka shkaktuar një kaos te skuadrat e Premierligës.

Agjenti që në pronësi ka disa lojtarë të njohur, nuk do të ketë të drejtë të negociojë blerje për skuadrat e Premierligës, pasi në Angli afati i transferimeve mbyllet më 8 gusht.

Ky vendim e prek drejtpërdrejt Liverpoolin, ku i pamundësohet transferimi i Matthijs de Ligt nga Ajax, pasi lojtari është nën menaxhimin e Raiolas./Lajmi.net/

Përveç De Ligt, nga Raiola menaxhohen edhe lojtarët si Marco Verratti, Giggi Donnarumma, Costas Manolas, Mario Balotelli, Moise Kean, Paul Pogba, Henrik Mkhitaray e shumë të tjerë./Lajmi.net/