FFK-ja e ndëshkon Genc Nuzën, suspendohet me katër ndeshje
Një prej gjyqtarëve më të mirë në futbollin kosovar, Genc Nuza ka marr një dënim të rëndë nga FFK-ja. Raportohet se Nuza është suspenduar me katër ndeshje, për shkak të fyerjeve që ka pasur ndaj drejtuesve të Gjilanit. Ai u kritikua ashpër gjatë dhe pas ndeshjes Gjilani – Dukagjini, derisa drejtuesit e skuadrës gjilanase e…
Sport
Një prej gjyqtarëve më të mirë në futbollin kosovar, Genc Nuza ka marr një dënim të rëndë nga FFK-ja.
Raportohet se Nuza është suspenduar me katër ndeshje, për shkak të fyerjeve që ka pasur ndaj drejtuesve të Gjilanit.
Ai u kritikua ashpër gjatë dhe pas ndeshjes Gjilani – Dukagjini, derisa drejtuesit e skuadrës gjilanase e kishin denoncuar atë për fyerje ndaj drejtuesve të klubit.
Por edhe Genc Nuza ishte fyer, ofenduar dhe kërcënuar në baza personale dhe familjare nga kryetari i klubit, Fatlum Pireva, e këtë e konfirmon edhe Komisioni i Garave të FFK-së, ku ka inicuar procedur disiplinore.
”Kryetarit të SC “Gjilani” , Fatlum Pireva . Motivi : I vendosur në tribunën zyrtar gjatë gjithë pjesës së dytë fyen dheofendon në baza personale dhe familjare si dhe kërcënongjyqtarin kryesor dhe gjyqtarin e katërt . I njejti pas përfundimittë ndeshjes zbret në korridorin e stadiumin kërcënon , fyen dheofendon gjyqtarët e ndeshjes. Sipas të raportit të zyrtarëve tëndeshjes Gjilani- Dukagjini.”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Po ashtu, sekretari i Gjilanit Mirand Avdiu dhe ërfaqësuesi për siguri, Adonis Maloku, kanë marrë denime nga Komisioni Disiplinor dhe Etikës së FFK-së.
”Sekretari i FC “Gjilani“, Mirand Avdiu. Gjatë pjesës së dytë të ndeshjes reagon në vazhdimësi nga bankina duke ofenduar gjyqtarin kryesor të ndeshjes për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas të raportit të zyrtarëve të ndeshjes Gjilani- Dukagjini. Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore dënohet me 2 (dy) ndeshje mos ushtrim të detyrës zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK.
Përfaqësuesi për siguri të SC “Gjilani“, Adonis Maloku. Gjatë pjesës së dytë të ndeshjes reagon në vazhdimësi nga bankina duke ofenduar gjyqtarin kryesor të ndeshjes për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas të raportit të zyrtarëve të ndeshjes Gjilani- Dukagjini. Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore dënohet me 2 (dy) ndeshje mos ushtrim të detyrës zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK.”, thuhet në vendim.
Derisa edhe klubi i Gjilanit është dënuar me një gjobë prej 1200 eurove për shkak të lëshimit në organizimin e ndeshjes Gjilani – Malisheva, dhe i tërhiqet vërerjtja për suspendim të terrenit.
” I. SC “Gjilani “. Lëshim nën organizimin e ndeshjes . Nuk ndërmerr masa të nevojshme për evitimin e personave të paautorizuar në lokalet zyrtare përfshirë edhe korridorin të cilët ofendojnë dhe kërcënojnë zyrtarët e ndeshjes duke vazhduar edhe në parkingun zyrtar të stadiumit. Sipas të raportit të zyrtarëve të ndeshjes Gjilani- Dukagjini. Bazuar në nenin 6 paragrafi 1 pika C dhe neni 18 paragrafi 2 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me shumë prej 1200 euro. Afati i pagesës është 15 ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm.
II. SC“ Gjilani”, i tërhiqet Vërejtja e Fundit para suspendimit të terrenit.”, thuhet në vendim.