FFK certifikoi për herë të parë një grup tërësisht me trajnerë femra me Licencën C UEFA
Federata e Futbollit të Kosovës ka certifikuar për herë të parë një grup tërësisht me trajnere femra me licencën C UEFA. FFK përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ky është një hap i madh drejt fuqizimit të gruas në sport, shkruan lajmi.net. “Federata e Futbollit të Kosovës certifikoi për herë të parë një…

Sport
Federata e Futbollit të Kosovës ka certifikuar për herë të parë një grup tërësisht me trajnere femra me licencën C UEFA.
FFK përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ky është një hap i madh drejt fuqizimit të gruas në sport, shkruan lajmi.net.
“Federata e Futbollit të Kosovës certifikoi për herë të parë një grup tërësisht me trajnerë femra me Licencën C UEFA. Të gjithë 30 pjesëmarrëset e përfunduan me sukses programin e edukimit – një hap i madh drejt fuqizimit të gruas në sport”, thuhet në njoftimin e FFK-së. /Lajmi.net/
Postimi i tyre i plotë: