FFK cakton datën e Kuvendit të Rregullt të Punës dhe merr një vendim të ri

Federata e Futbollit e Kosovës në një njoftim zyrtar ka njoftuar për datën dhe orën për mbajtjen e Kuvendit të Rregullt të Punës.

Sport

06/04/2021 17:09

FFK do ta mbajë Kuvendin e Rregullt të Punës, të enjten më 8 prill në orën 17:00.

Punimet e Kuvendit do të mbahen në formën online, njofton FFK-ja përmes një komunikate për media.

Më poshtë mund të lexoni edhe komunikatën e plotë:

Federata e Futbollit e Kosovës do ta mbajë Kuvendin e Rregullt të Punës, të enjten më 8 prill në orën 17:00. Përkundër përgatitjeve të plota dhe dëshirës së FFK-së që punimet e Kuvendit të mbahen me prezencë fizike, duke u bazuar në vendimin e fundit të Qeverisë për masat e reja anti-Covid19,  punimet e Kuvendit do të mbahen në formën online./Lajmi.net/