Festa vazhdon edhe sonte, Kosova U21 përballet me Turqinë në ‘Fadil Vokrri’

Pas suksesit historik të Kombëtares A të Kosovës mbrëmë ndaj Bullgarisë, radha është për të përkrahur djelmoshat e Rafet Prekazit.

Sport

11/06/2019 10:02

Kosova U21 sonte përballet me Turqinë U21 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, andaj mbështetja në tribuna nuk duhet të mungojë.

Shpresat dardane arritën fitoren e parë ndaj Andorrës, duke realizuar bindshëm 4-0 dhe duke u pozicionuar në vendin e dytë me një lojë të zhvilluar, raporton lajmi.net.

Në të njëjtin grup është edhe Shqipëria, e cila ka të zhvilluar tre ndeshje – më shumë se cilido ekip në grup por nuk ka asnjë fitore.

Kosova U21 do ta ketë shumë të vështirë kualifikimin për Euro 2021, për shkak se gjendet në një grup mjaft të vështirë, aty ku bën pjesë Austria e Anglia.

Gjithsesi, e rëndësishme mbetet që ata të kenë përkrahjen e duhur dhe sa i përket fushës, ata na kanë treguar shpeshherë se çfarë janë në gjendje të bëjnë. /Lajmi.net/

Gjendja e grupit 3 për kualifikimet e Euro 2021 për U21