Festa e “çmendur” në Buenos Aires pas kualifikimit të Argjentinës

Tifozët e Argjentinës festuan fitoren ndaj Nigerisë (2:1).

Sport

27/06/2018 13:34

Mbrëmjen e djeshme Argjentina arriti të marrë fitoren e parë në këtë Botëror falë golave të Messit dhe Rojs, të cilët e çuan skuadrën e tyre në fazën tjetër të këtij kampionati.

Përveç lojës një emocion të veçantë e dhuruan edhe tifozët argjentinas që kishin mbushur shkallët e stadiumit në Saint Petersburg dhe me shalla nëpër duar brohorisnin për kombëtaren e tyre, transmeton Albeu.com.

Por ky entuziazëm nuk ka qënë vetëm në Rusi pasi në videot e shpërndara në rrjetet sociale shihen mijëra tifozë që festojnë si të çmendur në Buenos Aires.

Për më tepër ju ftojmë të ndiqni pamjet.