Ferran: Këtë edicion do të shihni versionin më të mirë timin

Ferran Torres ka paralajmëruar sezonin më të mirë në karrierën e tij.

Sport

10/07/2022 23:35

Ylli spanjoll iu bashkua Barcelonës gjatë muajit të janarit dhe gjeti menjëherë veten në formacionin startues.

Lojtari pati disa probleme me finalizimin, duke mos gjetur shpesh golin, por këto probleme sipas tij do të mbesin prapa.

“Unë vërtetë dua të tregoj anën time më të mirë. Jam i bindur se këtë sezon do të shihni versionin tim më të mirin”, ka thënë Ferran, transmeton lajmi.net.

“Ne jemi Barca dhe jemi të aftë për të bërë gjëra të mëdha”, shtoi tutje ai, kur u pyet për synimet e skuadrës.

Ferran Torres pritet të hasë në konkurrencë të madhe me rikthimin e Ansu Fati, si dhe rinovimin e Ousmane Dembele dhe nënshkrimin me Raphinha që pritet të zyrtarizohen shumë shpejtë. /Lajmi.net/