Feronikeli me vështirësi, kalon në finale të parakualifikimeve të LK

Feronikeli e ka mposhtur me rezultat minimal (1-0) skuadrën e Lincoln Red Imps, në ndeshjen gjysmëfinale e vlefshme për parakualifikimet e Ligës së Kampionëve.

Sport

25/06/2019 22:34

Pavarësisht se u mendua një ndeshje e lehtë për skuadrën e Zekirja Ramadanit, në fushë u tregua krejt tjetër gjë.

Nikli golin e fitores e shënoi vetëm pas tre minutave me Mendurim Hotin (3’), i cili shënoi pas një depërtimi të bukur, raporton lajmi.net.

Në vazhdim ndeshja çuditërisht shkoi e baraspeshuar, pavarësisht inferioritetit që pati skuadra mike.

Megjithatë, kjo ishte fitorja e parë e skuadrës nga Drenasi në Ligën e Kampionëve.

Pas dy dite, Feronikeli do të ndeshet me kampionin e Andorrës, Santa Coloma në finalen e raundit parakualifikues të LK. /Lajmi.net/