Feronikeli me humbje të madhe, Përparim Islami dëmton ligamentet

Përparim Islami ka këputur ligamentet.

Sport

04/06/2020 22:21

Mbrojtësi i skuadrës së Feronikelit, Islami, ka pësuar një lëndim që do t’ia humb atij këtë sezon.

Në ndeshjen kundër Ballkanit, lojtari u detyrua të linte fushën më herët, pikërisht si pasojë e lëndimit.

Siç njofton skuadra nga Drenasi, lojtari ka këputur ligamentin ACL, në gjurin e tij të djathtë.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell njoftimin e plotë të Feronikelit, lidhur me lëndimin e lojtarit.

 

Në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll ndaj FC Ballkanit në Suharekë, mbrojtësi i skuadrës sonë, Përparim Islami pësoi një lëndim që e detyroi të largohet nga fusha.

Islami pas testeve të bëra dje dhe ekzaminimit me rezonancë magnetike sot, ka konfirmuar që ka këputur ligamentin ACL, në gjurin e tij të djathtë.

Ai do ti nënshtrohet operimit ditëve në vijim me shpresën që të kthehet në fushë sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Islamit i urojmë shërim sa më të shpejtë dhe mezi presim ta kemi sërish në stërvitje e në ndeshje. /Lajmi.net/